Kryeministri Edi Rama përkujtoi sot 556- vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

“Dita e përjetshme e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.

Më 17 janar shënohet përvjetori i vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (6 maj 1405 – 17 janar 1468), figurës më të shquar në historinë e shqiptarëve.

Gjergj Kastrioti ka hyrë në histori si një nga gjeneralët më të mëdhenj të kohës, si një strateg i shquar i luftimeve mbrojtëse, sepse me një ushtri të vogël mundi të përballonte dhe të shkatërronte taborret e ushtrisë osmane, më të organizuarat dhe më modernet e kohës së vet.

Ai jo vetëm që mbrojti dhe shpëtoi popullin e vendlindjen, por me luftën e tij e pengoi, madje e ndaloi edhe ekspansionin osman drejt Evropës, për çka fitoi mirënjohjen e Shteteve Evropiane dhe të Papatit të Romës.

Me Kuvendin e Lezhës, Skënderbeu vuri themelet e një shteti të organizuar.

Ai ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare./ata