Ministria e Punëve të Jashtme propozon rokadë në dy poste të rëndësishme ambasadorësh.
Suela Janina aktualisht ambasadore në Misionin e Shqipërisë, pranë Bashkimit Evropian propozohet për të drejtuar misionin pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Ferit Hoxha me detyrë ambasador në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork propozohet të drejtojë misionin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të një sërë ndryshimesh nga Ministria e Punëve të Jashtme, muajt e fundit në shërbimin e jashtëm.
“Seancë dëgjimore me kandidatët për Kre të Misioneve Diplomatike: Ilirian Kuka, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Hungarisë, rezident Suela Janina, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë, në Republikën e Kubës, jo rezident Ferit Hoxha, kandidat për Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë, pranë Bashkimit Evropian, rezident dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Dukatin e Madh të Luksemburgut, jo rezident”, sipas njoftimit.