Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në Shqipëri në kuadër të vizitës zyrtare që pritet të zhvillojë ditën e sotme dhe të nesërme, nga ku është pritur në një ceremoni nga Presidenti Bajram Begaj në institucionin e Presidencës.

 

Sipas axhendës, Osmani do të vijojë takimin me homologun e saj dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve. Në mesditë pritet të zhvillohet konferencë për shtyp e dy presidentëve.

 

Përveç Begajt, Osmani do të ketë takim “kokë më kokë” edhe me kryeministrin Edi Rama, takim ky që do të mbahet sot nga ora 12:30 deri në 12:45. Pas takimit me Ramën, do të ketë edhe një takim mes delegacionit të Osmanit e atij të Kryeministrisë, që pritet të zgjasë nga ora 13:00 deri në 14:30. Osmani do të ketë takim edhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

 

Axhenda e plotë:

 

4 Shtator:

 

Ora 10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

 

Ora 10:15-10:40 – Takim tete-a-tete midis Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

 

Ora 10:40-11:30  – Bisedimet dypalëshe midis dy delegacioneve të kryesuara nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

 

Ora 11:40-12:05 – Konferencë për shtyp dhe pyetje-përgjigje.

 

Ora 12:30-12:45 – Takimi tetë-à-tetë midis Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës.

 

Ora 12:45-13:00 – Takim midis dy delegacioneve të kryesuara nga Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Vjosa Osmani Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

 

Ora 14:35-15:20 – Takim midis Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

 

5 Shtator:

 

Ora 09:00 – 09:20 – Aktivitet i përbashkët i dy Presidentëve me rastin e Ditës së Nënë Terezës në ekspozitën e Arkivave. Të dy presidentët marrin pjesë në hapje dhe japin deklaratë.

 

Ora 09:30-09:40 – Ceremonia e vendosjes së kurorës në monumentin “Nëna Shqipëri” me pjesëmarrjen e Nënkryetarit të Bashkisë, Andi Seferi dhe Komandantit të Gardes se Republikës, Gramos Sako.

 

Nisja për në Berat:

 

Ora 11:15-11:30 – Takim midis Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, me Kryetarin e Bashkisë së Beratit, Z.Ervin Demo.

 

11:30-11:45 – Ceremonia e dhënies së Titullit ‘’ Patron i Kalasë’’ ( Anglisht ‘’Patron of the Castle’’).

 

Nisja për në Durrës:

 

Ora 16:50-17:15 – Takim me Kryetaren e Bashkisë te Durrësit, Emiriana Sako.

 

Ora 17:30 – Vizitë në pikën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit./