Të paktën 360 palestinezë janë vrarë nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar që nga 7 tetori, tha sot Ministria palestineze e Shëndetësisë.
“Viktimat përfshijnë të paktën 95 fëmijë”, tha ministria në një deklaratë.
Sipas ministrisë, 41 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite që nga fillimi i këtij viti.
Ushtria izraelite kreu një sulm me dron në kampin e refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor sot herët, duke vrarë të paktën katër palestinezë, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.
Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli filloi një ofensivë vdekjeprurëse ushtarake kundër Rripit të Gazës pas një sulmi të Hamasit më 7 tetor. Të paktën 24.448 njerëz janë vrarë dhe 61.504 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite./aa