Raportohet se 19 palestinezë kryesisht fëmijë dhe gra kanë humbur jetën në sulmin me bomba që Izraeli kreu ndaj një shtëpie në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë palestineze WAFA, në sulm u plagosën gjithashtu edhe shumë persona.

Avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shtëpi të familjes Az-Zamili në lindje të qytetit Rafah.

Në sulm humbën jetën 19 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa u plagosën edhe shumë të tjerë./aa