Shtetet Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kryen sulme ajrore në pesë qytete në Jemen, tha grupi Huthi.

Nasreddin Amer, zëvendës shefi i zyrës së marrëdhënieve me mediat të grupit Huthi, tha në X se forcat ajrore të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kryen sulme në qytetet Saada, Dhamar, Al Hudaydah, Taiz dhe Al-Bayda.

Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Të mërkurën, ushtria amerikane tha se grupi Huthi i Jemenit shënjestroi një anije transportuese në pronësi të SHBA-së në Gjirin e Adenit me një dron.

Huthitë thonë se sulmet e tyre synojnë të bëjnë presion ndaj Izraelit për të ndalur sulmet e tij vdekjeprurëse në Rripin e Gazës, në të cilin janë vrarë të paktën 24.000 njerëz që nga sulmi ndërkufitar i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe nisën sulme ajrore ndaj objektivave të Huthive në Jemen ditët e fundit në hakmarrje për sulmet, të cilat kanë krijuar frikën për një periudhë të re inflacioni dhe ndërprerje në zinxhirin e furnizimit./aa