Këshilla për të ecur të paktën 10 mijë hapa në ditë ka qenë kryefjalë e fitnesit prej kohësh tashmë. Me përfitime shëndetësore të tilla si përmirësimi i gjendjes kardiovaskulare, forcës muskulore dhe madje edhe zvogëlimin e rrezikut të demencës, nuk është çudi që hapat janë bërë standardi i artë për një mënyrë jetese të shëndetshme. Sa për informacion: 10 mijë hapa nuk janë numri i artë.

Studimet tregojnë se 4 mijë hapa mund të jenë të mjaftueshme për të përmirësuar shëndetin tuaj, ndërsa Shërbimi Kombëtar Shëndetësor anglez (NHS) pohon se një ecje e shpejtë 10-minutëshe në ditë mund të kryejë punë.

Atletja Keltie O’Connor i papërfitimet nga vetëm një mijë hapa në ditë, por gjatë vitit të kaluar, ajo ka bërë mesatarisht 25 mijë hapa në ditë (ose 16 km). Ajo ka dokumentuar rrugëtimin e saj në kanalin e vet në YouTube, ku ka ndarë gjithçka që ka mësuar gjatë këtij procesi.

  1. Mbajtja shënim e hapave mund të jetë zbavitëse

“Kisha një FitBit (orë të zgjuar) e papritur fillova të vërej se po bëja shumë hapa. Aspekti konkurues brenda meje po bënte punën e vet. Po fitoja pikë; Po mundja njerëz të tjerë. Ishte argëtuese.”

  1. Por mosmbajtja shënim e hapave mund të jetë më e përshtatshme për ju

“Pas disa muajsh, mendova se do të përpiqem të ec ngado. Nuk mendova: do të ecja 25 mijë hapa në ditë. Puna është se aty mbarojnë hapat e mij kur vendos të ec vërdallë. Doja vetëm të eksploroja.”

  1. Të dëgjuarit e diçkaje mund ta bëjë ecjen më të këndshme

“Vura re se më mungonte të udhëtoja nëpër qytet dhe të dëgjoja muzikë, kështu që mora kufjet dhe thjesht fillova të ecja ndago. Koha filloi të fluturonte.”

  1. Ecja mund të nxisë qartësinë mendore

“Mund të bëjë shumë ftohtë [ku jetoj unë] në Halifax. Vura re hapat e mij po pakësoheshin pasi kisha filluar të ngisja makinën përsëri. Më kujtohet konfuzioni që u kthye. Më dukej sikur isha në një farë paniku. Diçka ishte fikur brenda meje, por as që mund ta kuptoja se çfarë ishte. Nuk kisha asnjë mesazh nga truri apo emocionet e mija. E urreja faktin që po ngisja makinën përsëri. E ndjeva këtë lloj tensioni. Kisha njëfarë ndjenje sikur isha e bllokuar.

Pastaj vendosa të mblidhem në dhjetor dhe janar dhe fillova të ecja përsëri kudo dhe fillova të ndiesha mirë përsëri. Mora shumë vendime të mëdha për jetën; hoqa dorë nga një marrëdhënie që nuk funksiononte, krijova miqësi të tjera, u afrova më shumë me miqtë e mi më të mirë, u afrova më shumë me familjen time. Kisha më shumë kohë për reflektim, meditimi, lëvizjeje të trupit. Ishte shumë terapeutike.”

Sipas shkencës, aktivitetet aerobike si ecja dhe vrapimi rrisin prodhimin e neurotransmetuesve të trurit të quajtur endorphins të cilet na bëjnë të ndihemi mirë, duke na përmirësuar humorin dhe duke na ndihmuar të qetësojmë mendjen. Ecja gjithashtu lidhet me zvogëlimin e niveleve të kortisolit, hormonit të stresit, duke mbajtur larg ankthin dhe shqetësimin.

  1. Mund të rrisë nivelet e vitaminës D

“Zakonisht shkoja te mjeku për të rregulluar qarkullimin e gjakun. Vitamina D ishte në krye të listës.”

Në fakt, një studim i kohëve të fundit zbuloi se ushtrimet e rezistencës, si ecja e shpejtë ose vrapimi mund të rrisin nivelet e vitaminës D te njerëzit me mungesë vitamine D.

  1. Do t’ju bëtë të kurseni para

“Vura re se po kurseja para për gazin për të cilin po shpenzoja më parë për të ngarë makinën. Është gjëja më e lirë për shëndetin tonë mendor dhe fizik.”

  1. Ecja mund t’ju ndihmojë të kuptoni vlerat tuaja

“Më dukej sikur po i kthehesha tokës. Qëndrueshmëria është diçka për të cilën jam shumë e apasionuar, dhe ecja më bëri të ndihem më afër tokës.

Nëse zgjidhja të mos e ngisja makinën për në punë por të ecja, atë ditë unë nuk kontribuoja në më shumë dioksid karboni në atmosferën tonë.”

  1. Inkurajon lidhjet njerëzore

“Në vend që të merrja një Uber, unë ecja, dhe eksplorimi ishte i mrekullueshëm. Sinqerisht, sa herë keni shkuar në shtëpi nga lokali dhe kjo ka qenë koha më e mirë e natës; rrugës kur jeni duke folur me miqtë tuaj, apo kur jeni vetëm jashtë? Për këtë bëhet fjalë; për jetën. Për këto momente.”

Sipas një studimi, shoqërizimi gjatë ecjes largon vetminë, duke nxitur edhe aktivitetet e qelizave të trurit duke analizuar të folurit, gjuhën e trupit dhe shprehjet e fytyrës. Hulumtimet vënë në dukje se ecja me qenin gjithashtu mund të rrisë aktivitetin tuaj fizik pasi ju bën përgjegjës për njëri-tjetrin dhe shton njëfarë argëtimi.

  1. Të jep kohë të mësosh diçka të re

“Dëgjoja podcaste, dëgjoja libra vetë-ndihmues. Kur tjetër do të gjesh kohë për ta bërë këtë?”

  1. Është një formë e butë lëvizjeje

Sipas një studimi, ndërmjet 14 dhe 25 përqind e grave përjetojnë parregullsi menstruale. Nëse ndodh të jesh një prej tyre, ecja mund t’ju ndihmojë në rregullimin e ciklit tuaj menstrual. Shkenca zbulon se ecja ndihmon në stabilizimin e çekuilibrave hormonalë dhe gjithashtu mund të lehtësojë krampet dhe fryrjet kur jeni në periudhën tuaj.

  1. Ecja nxit qëndrueshmërinë kardiovaskulare dhe rrit metabolizmin tuaj

“Nuk po ju them se mënyra përfundimtare për të qenë në formë është të ecni më shumë, por është një mënyrë e lehtë për të përmirësuar qëndrueshmërinë tuaj kardiovaskulare dhe për të djegur më shumë kalori. Nëse jeni si unë që kam një metabolizëm shumë të ngadaltë, dijeni se ne nuk jemi të destinuara të ulemi gjithë ditën. Qëllimi ynë është të lëvizim!”

  1. Fillo me hapa të paktë

“Herën tjetër që do të mendoni të merrni makinën, mbase do ishte më mirë të zgjidhni të ecni. Filloni me 10 minuta ecje jashtë, me diellin në fytyrë dhe më besoni, mund të jetë gjëja më e mirë që keni bërë ndonjëherë.” /tesheshi.com/