Transumanca, ose praktika e lëvizjes së bagëtive nga një kullotë në tjetrën në një cikël sezonal, zakonisht në ultësira në dimër dhe në malësi në verë është një traditë historike botërore, e cila tashmë si për Shqipërinë si edhe disa shtete te tjera evropiane, listohet si trashëgimi kulturore në UNESCO.

GIZ Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit si edhe me bashkitë përkatëse, nis zhvillimin për projektin e ri “Shtegu i Barinjve”.

Projekti i ri “Shtegu i Barinjve”, synon të promovojë trashëgiminë kulturore në një shteg malor që udhëton në kohë në njërin nga degëzimet e transumancës shqiptare duke nisur nga deti – fshati Xarrë, drejt malit – në livadhet e gjera të malit të Gramozit.

Në shportën e bukur të ofertës turistike malore shqiptare, “Shtegu i Barinjve” është një produkt i ri shumëditor që do të shtohet së shpejti, me ndikim nxitjen e ekonomisë lokale dhe fuqizimin e komunitetit./ata