Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Arben Kingji mori pjesë sot në takimin e Komitetit Ushtarak të NATO-s me homologët e vendeve anëtare në Bruksel.
Në takim u diskutua për çështje të rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen kolektive, implementimit e planeve të mbrojtjes dhe garantimin e mbështetjes për Ukrainën.
Kingji konfirmoi se Shqipëria do të vijojë me shtimin e kontributit në misionet e drejtuara nga NATO dhe angazhimin për vijimin e projekteve të modernizimit në përmbushje të detyrimeve kombëtare dhe ndaj Aleancës./ata