Kryeministri Edi Rama përmbylli ndalesën e parë të rrugëtimit në komunitetet shqiptare të Europës, me takimin madhështor që pati dje në Stadiumin “Galatsi” në Athinë me bashkatdhetarët tanë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Rama nisi sot javën me një videokartolinë kuqezi nga Athina, nga turi i parë i takimeve me diasporën shqiptare.
Kryeministri Rama u prit të dielën e 12 majit nga mijëra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi.
Stadiumi “Galatsi” i Athinës u vesh dhe jehoi kuqezi nga bashkatdhetarët të cilët ishin bashkuar për të mirëpritur kreun e qeverisë shqiptare./ata