Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se nuk ka "asnjë rrugë" për të zgjidhur problemet afatgjata dhe afatshkurtra të Izraelit pa një shtet palestinez
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, në një konferencë ditore për shtyp e komentoi deklaratën e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se "është kundër shtetit palestinez në Gaza pas luftës".
"Nuk ka asnjë rrugë përveç krijimit të një shteti palestinez për të zgjidhur problemet e tyre afatgjata (të Izraelit), duke garantuar sigurinë e tyre të përhershme, dhe për të garantuar sigurinë e tyre duke rindërtuar Gazën dhe duke vendosur administratën e saj", tha zëdhënësi Miller.
Kjo deklaratë e Millerit erdhi pasi Netanyahu tha se ka informuar SHBA-në se është "kundër krijimit të një shteti palestinez" si pjesë e çdo skenari pasluftës.
Lidhur me këtë çështje janë kryer "bisedime të drejtpërdrejta" me Netanyahun, theksoi Miller, duke shtuar: "Ka një mundësi historike për Izraelin që të kapërcejë vështirësitë me të cilat është përballur që nga themelimi i tij dhe shpresojmë se vendi do ta vlerësojë këtë mundësi".
Ndërkaq, në pyetjen nëse rrezikohet apo jo mbështetja që SHBA-ja jep për Izraelin, Miller u përgjigj: "Mbështetja jonë për Izraelin vazhdon në mënyrë të fuqishme. Por kjo nuk do të thotë se mes dy vendeve nuk ka dhe nuk do të ketë dallime"./a