Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se konfirmojnë 24 raste të hepatitit A në Gaza dhe se nuk është raportuar ndonjë vdekje deri më tani, por paralajmëroi se mund të ketë mijëra persona që mbartin verdhëzën.

Në një postim nga platforma e medias sociale X, Ghebreyesus njoftoi se rastet e hepatitit A në Gaza, që është inflamacion i mëlçisë, u zbuluan përmes kiteve të testimit të siguruara nga OBSH-ja.

Hepatiti A në përgjithësi është i lehtë por ndonjëherë mund të shkaktojë sëmundje serioze, tha Ghebreyesus, duke shtuar: "Deri më tani janë konfirmuar 24 raste dhe nuk është raportuar ndonjë vdekje. Me shumë mundësi, ka shumë persona me sëmundjen e verdhëzës për shkak të hepatitit A".

Ai vuri në dukje se kushtet "çnjerëzore" të jetesës në të cilën nuk ka pothuajse aspak ujët të pastër, tualete dhe mjedis të pastër, do të shkaktojnë përhapje edhe më tej të hepatitit A. Tutje, Ghebreyesus tërhoqi vëmendjen se edhe kapaciteti për të identifikuar sëmundjet dhe për të reaguar ndaj saj në Gaza është jashtëzakonisht i kufizuar.

"Vazhdojmë thirrjen për ruajtjen e shëndetit dhe qasjen pa pengesë dhe të sigurt të ndihmës mjekësore (për Gazan)", theksoi Ghebreyesus./aa