Njoftohet se edhe një tjetër palestinez u vra nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor, duke e çuar në 8 numrin e të vdekurve në një bastisje ushtarake gati dyditor në qytetin Tulkarm të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Agjencia palestineze e lajmeve Wafa dhe dëshmitarë okularë njoftuan se nga sulmet izraelite humbi jetën Muhammed Salit, 22-vjeçar. Dëshmitarët thanë se forcat izraelite gjithashtu penguan ekuipazhet e ambulancës që të arrinin tek ai.

Forcat u tërhoqën nga qyteti Tulkarm dhe kampi i refugjatëve pas operacionit që zgjati për rreth 45 orë. Bastisja la dëme të mëdha në infrastrukturë dhe gjithashtu çoi në arrestimin e dhjetëra palestinezëve.

Tensionet janë rritur në gjithë Bregun Perëndimor që kur Izraeli nisi një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse kundër Rripit të Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor.

Sipas zyrtarëve, që atëherë, 360 palestinezë, përfshirë 41 në vitin 2024, janë vrarë dhe gati 4.000 të tjerë janë plagosur./aa