Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se Franca në muajin prill mund të dërgojë deri në 1.500 trupa në Ukrainë.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Zakharova tha se stafi komandues i Legjionit të Huaj Francez në fillim të marsit formoi një grup taktik batalioni me synime për ta dërguar atë në Ukrainë.

"Zbulimi i ri rreth përgatitjes aktive të Parisit të një kontingjenti ushtarak për dërgimin në Ukrainë vazhdon të dalë. Për këtë qëllim, komanda e Legjionit të Huaj Francez në fillim të marsit miratoi përbërjen e një grupi taktit batalioni prej rreth 1.500 personash. Në muajin prill, grupi pritet të vihet në një gjendje gatishmërie të plotë luftarake për transportin ajror në Teatrin e Operacioneve të Ukrainës", tha Zakharova.

Në muajin shkurt, presidenti francez, Emmanuel Macron, refuzoi të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, një ide e refuzuar nga aleatët.

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergey Naryshkin, pretendon se Franca ka filluar përgatitjen e rreth 2 mijë trupave për dislokim, derisa disa nga ushtria franceze tashmë kanë luftuar në Ukrainë./aa