Janë problemi i çdo vajze rreth të 30-ave, por nuk ka vend për panik. Kur shihni rrudhat e para në fytyrë, të paktën minimizoni sa të mundeni atë që është gjenetike dhe natyrale. “Rrudhat e hershme zakonisht shfaqen në zonat ku lëkura lëviz në mënyrë të përsëritur dhe janë më të dukshme në zonën e ballit, syve dhe gojës”,- thotë dermatologu Dendy Engelman i New York City, MD. Zona rreth syve është veçanërisht e prekshme, pasi lëkura është rreth 40% më e hollë në krahasim me pjesën tjetër të trupit dhe mund të ulet në një shkallë më të shpejtë.
Mbrojeni lëkurën me masazh
Mbajeni fytyrën të tendosur dhe të fortë. Ekspertët thonë se ju duhet ta forconi atë ashtu si çdo pjesë tjetër të trupit tuaj. Një masazh që përfshin rrëshqitje të një guri të sheshtë përgjatë nofullës, faqeve dhe ballit për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe për të shtendosur muskujt është super gjetje.
Pranoni faktet
Të dish se nivelet e kolagjenit, proteinës që mban lëkurën të fortë fillojnë të pakësohen sa më shpejt që ju rriteni, thotë dermatologia e New York City, Patricia Wexler, është e rëndësishme. Megjithatë, shumica e grave fillojnë të vënë re ngadalësimin e shkëlqimit të lëkurës rreth moshës 25-vjeçare. “Gjenetika ka shumë të bëjë bashkë me faktorin moshë”,- thotë Wexler, “Por, sigurisht se si kujdesemi për lëkurën luan një rol mbizotërues në mënyrën se si ne mund ta ndryshojmë këtë”.
Pastroni grimin para se të flini
Të fjeturit me grim është armiku i lëkurës rinore, thotë Engelman. Mbeturinat mund të bllokojnë poret dhe të çojnë në inflamacion, gjë që përshpejton procesin e plakjes. Hiqni grimin në minutën që futeni në shtëpi. Nëse nuk ju pëlqen të bëni spërkatje me ujë, dermatogia rekomandon spray që heq papastërtitë, vajin dhe kozmetikën e grimit.
Kremrat e ditës dhe të natës
Filloni përdorimin nëse nuk e keni bërë ende. Zgjidhni një krem me vitaminë C-një përbërës superhero anti-plakje që ndikon dëmtimin e përditshëm nga radikalët e lira të përshpejtimit të rrudhave dhe një SPF të spektrit të gjerë 30 ose më të lartë dhe natën. Shikoni për një krem më të trashë dhe më të butë, meqë lëkura juaj, natyrisht, humbet lagështinë ndërsa ju flini (thatësira thekson rrudhat), plus një serum retinol që ndihmon zbutjen e pamjes së linjave të imta.
Mbajeni gjithçka nën kontroll
Pasi të filloni një regjim anti-plakje, duhet të shihni përmirësime në tonalitet dhe cilësi në “tri deri në katër javë”,– thotë Wexler. Megjithatë, nuk ka pluhur magjik. “Ju nuk mund ta ndalni plotësisht atë çka është natyrale”,– thotë dermatologia. Është më mirë të mos jeni të fokusuar në çdo rrudhë. Nëse keni një mendje të shëndoshë dhe rrini në një rutinë të qëndrueshme kujdesi ndaj lëkurës, hani mirë, merrni pushim të mjaftueshëm dhe e mbroni atë me SPF, ju jeni duke bërë çdo gjë që lëkura të duket e shkëlqyeshme.