Kreu i zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara palestineze, Ajith Sunghay, ka kërkuar nga Izraeli të parandalojë përsëritjen e “keqtrajtimit dhe poshtërimit” të të burgosurve palestinezë të Gazës, duke theksuar se ai ka takuar disa të burgosur të liruar që ishin rrahur dhe ishin mbajtur me sy të lidhur.
“Gjatë kohës sime këtu, kam arritur të takoj disa të burgosur të liruar. Këta janë burra që u mbajtën nga Forcat e Sigurisë së Izraelit në vende të panjohura për 30 deri në 55 ditë”, tha Sunghay në një video-konferencë për media në Gjenevë.
“Ata shpjegonin se ishin rrahur, poshtëruar, i ishin nënshtruar keqtrajtimit dhe asaj që mund të përbëjë torturë. Ata raportuan se u ishin lidhur sytë për periudha të gjata, disave prej tyre për disa ditë rresht”, theksoi Sunghay.
Ai tha se ajo që i thanë atij përputhej me raportet që zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut “ka mbledhur nga të ndaluarit palestinezë në një shkallë të gjerë, përfshirë shumë civilë, të mbajtur në fshehtësi, shpesh objekt keqtrajtimi, pa qasje te familjet, avokatët apo në mbrojtje efektive gjyqësore”.
Sipas zyrtarit, dyshohet se mijëra familje janë të prekura nga këto ndalime, por atyre nuk u është dhënë asnjë informacion për fatin apo vendndodhjen e të dashurve të tyre.
“Izraeli duhet të ndërmarrë hapa urgjentë për të siguruar që të gjithë të arrestuarit ose të ndaluarit të trajtohen në përputhje me normat dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës humanitare ndërkombëtare, veçanërisht me respekt të plotë për të drejtat e tyre të procesit të rregullt”, tha Sunghay.
Zyrtari i OKB-së gjithashtu tha se të gjitha rastet e keqtrajtimit ose torturës së personave të arrestuar ose ndaluar “duhet të hetohen plotësisht dhe në mënyrë transparente” dhe se duhet të ndërmerren veprime “për të siguruar llogaridhënien dhe për të parandaluar përsëritjen".
"Në Gaza po arrijmë një tjetër pikë kthese tronditëse. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, rreth 25 mijë njerëz raportohen të vdekur, ku 70 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë" tha Sungha
Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se gratë dhe fëmijët përbëjnë 70 për qind të rreth 25 mijë personave të vrarë që nga 7 tetori në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Përfaqësuesi i Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut në territoret e pushtuara palestineze, Ajith Sunghay, bëri vlerësime në konferencën javore për shtyp të Zyrës së OKB-së në Gjenevë.
"Në Gaza po arrijmë një tjetër pikë kthese tronditëse. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, rreth 25 mijë njerëz raportohen të vdekur, ku 70 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë" tha Sunghay.
Në Gaza janë plagosur të paktën 61.500 persona, tha Sunghay, i cili bëri të ditur se mijëra persona të tjerë ndodhen ende nën rrënoja dhe se shumica e tyre konsiderohet se kanë vdekur.
Sunghay deklaroi se që nga fillimi i javës ka qenë në Gaza, se mijëra persona në situatë të pashpresë vazhdojnë të vijnë në pikën kufitare Rafah dhe se ata kanë ngritur strehimore të improvizuara me çdo lloj materiali që kanë.
Bombardimi intensiv në pjesën qendrore të Gazës dhe në zonën e Khan Younisit mund të shihet qartë nga pika kufitare Rafah, tha Sunghay, duke shtuar se nata është koha "më e frikshme" për banorët e Gazës./aa