Sapo zhvillova një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për t’a falënderuar për qëndrimin e vendosur të Shqipërisë ndaj agresionit rus kundër Ukrainës dhe për mbështetjen ndaj vendin tonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe për përkrahjen dhe mbështetjen politike nga ana e Shqipërisë, shkroi në platformën X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
‘’Përfaqësuesja shqiptare mori pjesë në takimin e katërt të ‘’Formulës së Paqes’’ në Davos. Detyra jonë aktuale është përgatitja e ’Samitit Global të Paqes’’ dhe mbështetja tek partnerët tanë, përfshirë Shqipërinë’’, shkroi ai.
‘’Ne diskutuam gjithashtu mënyrat për të thelluar dialogun Ukrainë-Ballkan, si dhe për të avancuar bashkëpunimin tonë në mbrojtje. Gjithashtu nënvizova rëndësinë e vazhdimit dhe zgjerimit të programeve të trajnimit të ushtarëve ukrainas me pjesëmarrjen e Shqipërisë’’, përfundoi mesazhi i presidentit Zelensky./ata