Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përgëzoi sot me anë të një statusi në rrjetet sociale, hapin e parë të finalizimit të anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Begaj e ka quajtur një arritje të merituar miratimin e propozimit që Kosova të jetë pjesë e Këshillit të Evropës.
Begaj gjithashtu ka vlerësuar edhe përkushtimin e faktorit politik në Kosovë.
“Arritje e merituar e Kosovës në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në Këshillin e Evropës. Kjo dëshmon përkushtimin e palëkundur politik të Kosovës ndaj vlerave dhe standardeve evropiane”, shkroi Begaj./ata