Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit Delina Ibrahimaj zhvilloi sot një vizitë pune në Dhomën e Tregtisë së Padovës, Itali, për t’u njohur më nga afër me këtë model organizimi dhe shkëmbyer eksperienca në kuadër të përgatitjes së modelit të ri të Dhomave të Biznesit.

Ministrja bëri të ditur se gjatë takimeve me autoritetet e Dhomës së Padovas, u ra dakord për të forcuar bashkëpunimin në disa fusha, si në sektorin e turizmit, protokollet tregtare e deri te aktivizimi i projekteve me synim inovacionin e startup-ve.

“Një përvojë e rëndësishme ishte edhe prezantimi i shërbimeve të ndërkombëtarizimit të ofruara nga , një kompani e brendshme e sistemit të Dhomave të Tregtisë në Veneto; partneri teknologjik InfoCamere; dhe Parku Shkencës dhe Teknologjisë , një pikë referimi për inovacionin dhe rritjen për bizneset dhe individët”, u shpreh Denaj./ata