Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka shtuar kontrollet në rang vendi, nga ku ka konstatuar me dhjetëra shkelje nga subjektet në sistemin e matjes, me qëllim vjedhjen e energjisë.

Rasti i fundit është një subjekt privat me aktivitet Bar-Restorant Market në Patos, Fier.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë subjekt nga grupet e punës së Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve u konstatua ndërhyrje e brendshme në sistemin e matjes”, bën të ditur OSSH.

Për shkeljet e konstatuara subjekti u procedua në polici me provat dhe procesverbalin përkatës dhe ndaj tij u mor masë me dëm ekonomik prej 72000 kWh.

OSSH thotë so do të vijojë kontrollet për identifikimin, verifikimin dhe ndalimin e rasteve dhe abuzuesve me energjinë elektrike./ata