ër herë të parë në Qendrën Shëndetësore Nr. 4 në Shkodër është shtuar edhe shërbimi i logopedisë për trajtimin e fëmijëve me çrregullime të komunikimit, çrregullime konjitive etj.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ndau sot në rrjetet sociale momente nga puna e përditshme në këtë qendër.

Koçiu u shpreh se prindërit tashmë do të mund të marrin këtë shërbim për fëmijët e tyre pranë vendbanimit i cili do të mundësojë përmirësimin e të folurit tek fëmijët dhe aftësinë për të kuptuar dhe shprehur.

Ministrja shprehu angazhimin për zgjerimin e këtij shërbimi për fëmijët e grupmoshave të ndryshme edhe në qendrat e tjera shëndetësore në të gjithë vendin./ata