Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takua sot në Athinë me ministrin e Energjisë dhe Ambientit në qeverinë greke, Theodoros Skylakakis.
Balluku bëri të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua mbi nevojën e projekteve konkrete e të përbashkëta sa i takon bashkëpunimit në sektorin energjetik mes dy vendeve.
“Rritja e kapaciteteve transmetuese, përmes projektit të linjës së interkonjeksionit, Fier-Arachtos, e cila është në fazën e studimit të fizibilitetit, por edhe bashkëpunimi për bashkimin e tregjeve të energjisë, duke krijuar tregun e përbashkët rajonal, ishin temat mbi të cilat diskutuam gjerësisht”, informoi Balluku në një postim në “facebook”.
Balluku vizioi Athinën për të marrë pjesë, në Ministerialin për Europën Qëndrore dhe Juglindore për interkonektivitetin energjetik. Fokusi ishte tek dekarbonizimi dhe siguria energjetike./ata