Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se Partia Demokratike zyrtare do të paraqesë të hënën në Kuvendin e Shqipërisë një amendament për buxhetin e shtetit dhe do të kërkojë rialokim të rreth 50 milion eurove ndihmë ushtarake për Kosovën.

T’i jepen Kosovës 50 milione euro per te blere raketat Javelin

Në një konferencë për media dje, kryetari i PD-së Lulëzim Basha tha se një gjë e tillë përbën interes esencial të sigurisë kombëtare, ndaj shpreson që kjo çështje mos të “bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik”.

“Ditën e hënë Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë, një amendament të mega-buxhetit që u kalua për katër minuta, prej shtatë miliardë eurosh, me afro 1.3 miliard euro shpenzime kapitale, nga i cili do të kërkojë rialokimin e 50 milionë eurove ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës”, tha Basha.

“Është plotësisht e mundshme që ky amendament të adoptohet nga Kuvendi me  votë unantime dhe Shqipëria të vendosë një rregull, për të cilin që do jetë i përvitshëm në kontributin me ndihmë ushtarake të Republikës së Kosovës dhe pres përkushtim nga Qeveria, sepse patriotizëm nuk do të thotë të këndosh himnin apo të bësh shaka me ata që këndojnë himnin, as të mësosh e të këndosh një këngë emocionuese siç është kënga e Adem Jasharit në stadium, patriotizëm do të thotë të jesh i gatshëm të kontribuosh në mbrojtjen kombëtare dhe mbrojtjen e Kosovës”, u shpreh ai.