Sarah Ferguson, Dukesha e Jorkut, është diagnostikuar me kancer të lëkurës, vetëm gjashtë muaj pasi u trajtua për kancerin e gjirit.

Diagnoza ishte ”melanoma malinje”, një formë e kancerit të lëkurës, e zbuluar pasi asaj iu hoqën disa nishane, njëri prej të cilëve u identifikua si kanceroz.

Zëdhënësi i dukeshës tha se Sarah do t’i duhet t’i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme për të siguruar që kanceri të ishte kapur në fazat e hershme.

”Dermatologu i saj kërkoi që disa nishane të hiqeshin dhe të analizoheshin ndërsa dukesha iu nënshtrua një operacioni rindërtues pas mastektomisë së saj dhe një prej tyre u identifikua si kancerogjen”, shtoi ai.

“Dukesha po i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme për të siguruar që kanceri të zbulohej në fazat e hershme. Është e qartë se një tjetër diagnozë kaq shpejt pas trajtimit për kancerin e gjirit ishte shqetësuese, por Dukesha mbetet në humor të mirë”, shtoi ai./ata