Viti 2024, do të sjellë një rritje të çmimeve të apartamenteve jo vetëm në Tiranë por në gjithë Shqipërinë. Ndryshimi i taksave pas ndryshimit të referencës, do të ndikojnë që këto kosto të faturohen tek blerësi.
“Kostot e shtuara do të definojnë në fund tek qytetari dhe çdo vlerë e shtuar nga taksat reflektohet do të kemi luhatje dhe do të pësojë rritje çmimesh”-tha Orgest Beti, konsulent.
Ekspertët thonë se rritja e çmimit të materialeve të ndërtimit, apo dhe mungesa e fuqisë punëtorë, do të ndikojë që të jetë një rritje me 20%, më shumë.
“Ndërtimet e reja, ato e kanë gjithmonë barrën, duke kuptuar që dhe kostot e ndërtimit rriten…ndërtuesit janë tregtarë dhe kostot që mbartin do ti reflektojnë tek qytetarët dhe ata që paguajnë, do të jenë ata që do të blejnë apartamente”-tha Orgest Beti, ekspert imobiliar.
Në Tiranë aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastrukturë (8%), disa qytete, si p.sh., Vlora, kanë hedhur në diskutim rritjen e kësaj takse nga 4% aktualisht, në 6%. Sigurimi I një banese po kthehet në një mision të pamundur.