Fundjavat e janarit po sjellin turistë nga vende të ndryshme të botës në Gjirokastër. Megjithë motin e ftohtë ata preferojnë të shikojnë nga afër historinë, arkitekturën dhe traditat e aytetit të gurtë, pasuri e UNESCO-s.
Turistët e huaj ndërsa lëvizën përgjatë rrugëve të kalldrëmta mes të tjerash vlerësojnë edhe mikpritjen e banorëve
“Është një qytet i bukur dhe është i këndshëm sepse ka plot histori. Më surprizoi që është kaq i mrekullueshëm. Nuk mendoj se është një kohë e keqe për ta vizituar në janar sepse mund të shikosh malet rreth e rrotull të mbuluara nga dëbora."
“Unë jam nga Republika Çeke dhe është hera e parë për mua në Shqipëri. Impresioni im i parë është që më duket një vend me të vërtetë i këndshëm dhe me njerëz mikpritës” 0.02-0.11
“Jemi nga Negotina e Gostivarit, Maqedonia e Veriut.Mirë këtu, kemi kaluar shumë bukur. Ishim në Kala,e vizituam dhe tani jemi në qendër”
“Shumë mirë. është qytet i bukur me një kështjellë të veçantë, më pëlqen është origjinal, ka histori” –shprehen turistët
Përgjatë vitit të kaluar Gjirokastra u vizitua nga mbi 300 mijë turistë, 80% e të cilëve ishin vizitorë të huaj.