Rreth 2.29 milionë automjete rrugore u regjistruan në Türkiye vitin e kaluar, 80,3 për qind më shumë në bazë vjetore.

Sipas Institutit të Statistikave Turke (TurkStat), numri i përgjithshëm i automjeteve të regjistruara rrugore arriti në 28.74 milionë në fund të vitit 2023.

Makinat përbënin 53 për qind të numrit të përgjithshëm të automjeteve, ndërsa motoçikletat 17,7 për qind, kamionët e vegjël 15,6 për qind, traktorët 7,6 për qind, mikrobusët 1,8 për qind, autobusët 0,7 për qind, dhe mjetet për qëllime speciale 0,3 për qind.

Prej 945.768 makinave të regjistruara në periudhën janar-dhjetor, 66,1 për qind qarkullojnë me benzinë, e ndjekur nga nafta me 16,3 për qind, hibride me 9,3 për qind, elektrike me 6,9 për qind dhe LPG me 1,4 për qind.

Numri i automjeteve elektrike të regjistruara gjatë vitit të kaluar është rritur me 690 për qind kundrejt vitit 2022, nga 8.312 njësi në 65.558.

Vetëm në muajin dhjetor janë regjistruar 199.259 mjete motorike./aa