Në orët e para të mëngjesit ndaj kryeqytetit Kiev dhe qyteteve Kharkiv, Pavlohrad dhe Balakleya të Ukrainës u kryen sulme me raketa nga ushtria e Rusisë.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, theksoi se në kryeqytet u shënuan shpërthime dhe se u plagosën të paktën nëntë persona.

Gjendja e njërit prej të plagosurve është kritike, njoftoi Klitschko, duke njoftuar se një shtëpi u evakuua për shkak të një rakete të pashpërthyer.

Kryetari i Bashkisë së Kharkivit, Oleh Syniehubov, njoftoi se në sulmin raketor humbën jetën tre persona dhe u plagosën 28 të tjerë, përfshirë një fëmijë.

Syniehubov tha se "ushtria e Rusisë në sulm përdori raketat lundruese të llojit X-22".

Ndërsa në sulmin në qytetin Pavlohrad thuhet se ka humbur jetën një person, ndërsa si pasojë e shpërthimeve në qytetin Balakleya njoftohet se janë plagosur dy persona./aa