Futbollisti spanjoll Fermin Lopez ka vazhduar kontratën me Barcelonën deri në vitin 2029, njoftoi klubi.
Në një deklaratë, skuadra e La Ligës spanjolle tha se me 21-vjeçarin Lopez është arritur marrëveshje për ta zgjatur kontratën deri më 30 qershor të vitit 2029.
"Klauzola e mesfushorit të ri është vendosur në 500 milionë euro", shtoi Barcelona.
Lopez ndihmoi Spanjën të fitojë kampionatin evropian UEFA EURO 2024 dhe medaljen e artë në Olimpiadën Paris 2024.
Lojtar në ekipin e seniorëve që nga viti 2023, Lopez ka shënuar 11 gola në 48 paraqitje./aa