Mbi 10000 fëmijë dhe të rinj janë pjesë e programit Ekipet Sportive në shkolla.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi u takua me Nxënësit e shkollës “Dhora Leka”, e cila është një tjetër shkollë që është ëbrë pjesë e programit “Ekipet Sportive në shkolla”.

“Nxënësit e shkollës “Dhora Leka”, më treguan më shumë mbi teknikat që kanë mësuar në basketboll dhe që tashmë i zotërojnë me mjeshtëri”, u shpreh Muzhaqi në një postim në rrjetet sociale.

“Mbi 10000 fëmijë dhe të rinj pjesë e programit Ekipet Sportive në shkolla, janë pajisur me uniforma falas dhe mjetet e nevojshme për të siguruar zhvillimin e stërvitjeve të tyre në parapërgatitje për kampionatet”, theksoi Muzhaqi./ata