Ministri i jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Tae-yul, i bëri thirrje vendeve të G20-ës, në të cilën ndodhen ekonomitë më të mëdha të botës, që të marrin rol aktiv kundër aktiviteteve ushtarake të Koresë së Veriut në rajon.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, e cila ka cituar një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, Cho thirrjen e tij e ka bërë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të G20-ës që u mbajt më 21 dhe 22 shkurt në qytetin Rio de Zhaneiro të Brazilit.

Cho ka bërë thirrje që të tregohen përpjekje të përbashkëta dhe të merret rol aktiv për t'iu përgjigjur aktiviteteve ushtarake të Pheniaanit që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), si dhe ndaj bashkëpunimit ushtarak që rritet mes Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Më tej ministri Cho ka përsëritur se do të vazhdojnë vendosmërinë e tyre për të mbështetur përpjekjet e rindërtimit të Ukrainës, e cila është prekur rëndë nga lufta me Rusinë.

Duke i ftuar vendet e G20-ës që të shohin përtej konfliktit gjeopolitik, Cho ka theksuar se bashkëpunim nevojitet edhe në çështjet e tilla si ndryshimi klimatik dhe transformimi digjital./aa