Liqeni i Mbreshtanit në Berat po shndërrohet në një atraksion turistik dhe pikë takimi me natyrën.
Kryetari i bashkisë së Beratit, ambasadori holandez në Tiranë, Reinout Vos dhe Drejtori i SHELL në Shqipëri, Anthonie Frens panë nga afër liqenin e Mbrshtanit.
‘Ky investim me peshë e rëndësi të veçantë do të sjellë rivitalizimin e zonës, por do të jetë edhe një vlerë e shtuar e Beratit të magjishëm, e Beratit të turizmit”, tha Demon në një postim në rrjetet sociale.
Demo u shpreh se “ky liqen do të jetë një atraksion turistik më shumë për turistët, por edhe një vendtakimi me natyrën për çdo qytetar të Beratit”.
Kryebashkiaku Demo shprehu mirënjohje për SHELL Albania, që mbështeti këtë projekt të bashkisë Berat.
Ky projekt përfshin shtimin e gjelbërimit dhe pedonalen e re rreth e përqark, për t’i bërë shëtitjet e qytetarëve edhe më të këndshme.
Berati vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve. Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit. Por turizmi i natyrës është po ashtu atraksion më vete për vizitorët. Me Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit i cili ka një sipërfaqe rreth 4000 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit, Berati ka tërhequr gjithmonë edhe turistët e natyrës.
“Shtigjet e biçikletave” është një tjetër nismë që nxisin eksplorimin e natyrës në këtë qark./ata