Në fshatin Juban të Shkodrës ka përfunduar argjinatura mbrojtëse për zonën nga prurjet e lumit Drin.

Kryetari bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ndau sot në rrjetet sociale pamje nga investimi i përfunduar, i cili zgjidh tashmë rrezikun e gërryerjes së tokave në këtë zonë.

Argjinatura me gjatësi 700 metra është ndërtuar plotësisht brenda 6 muajve, falë investimit nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkia Shkodër.

Ky investim shmang rrezikun e përmbytjeve për fshatrat Kuç dhe Vukatanë në njësinë administrative Guri i Zi.

Vitet e kaluara, banorët në këtë zonë janë përballur me probleme të shumta si shkak i erozionit dhe prurjeve të shumta të lumit Drin gjatë stinës së reshjeve. Me ndërtimin e kësaj argjinature merr zgjidhje edhe një nga problemet kryesore të kësaj zone gjatë dimrit./ata