Lëvizja Hezbollah ka njoftuar se nga jugu i Libanit ka nisur një sulm ndaj pozicioneve ushtarake izraelite.

Hezbollahu tha se janë goditur dy pozicione izraelite, Tel Kubra dhe baza e vëzhgimit ajror Meron.

Në lajmin e agjencisë zyrtare libaneze NNA thuhet se ushtria izraelite ka sulmuar me avionë luftarakë tre shtëpi në vendbanimin Blida të Libanit.

Njoftohet se shtëpitë janë shkatërruar plotësisht nga sulmi./aa