Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Energjisë” për muajin nëntor 2023 me të dhëna për prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.
Sipas ASK-së, më shumë energji është konsumuar në nëntor 2023 sesa në nëntor 2022.
Gjatë muajit nëntor të vitit 2023, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 648.95 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 432.84 GWh ose 5,49% më shumë sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 18,75%.
Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 5.06 mijë ton ose 16,04% më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.