Ibrahim Gülcü, imami i xhamisë "Payas Selim II", e ndërtuar në qytetin Hatay në vitin 1574, ofron koncert muzikor për vizitorët në oborr me instrumentin frymor, "ney" që e prodhon në ateljen e tij.

Gülcü, imami 37-vjeçar në kompleksin dhe xhaminë "Sokullu Mehmet Pasha" të ndërtuar nga Mimar Sinan në lagjen Payas, u interesua rreth instrumentit "ney" 12 vjet më parë.

Pasi e ktheu një pjesë të dhomës së imamit në punishte, Gülcü filloi të prodhonte instrumentin ney në kohën e lirë.

Meloditë që Gülcü i nxjerr me "ney" nën hijen e ullirit monumental 1.357-vjeçar në oborrin e xhamisë tërheq vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Ai ua dhuron nga një "ney" nga prodhimi i vet nxënësve që ndjekin mësimet e tij.

Tingujt e "ney"-it që ngrihen në kompleksin social i cili priti gjithashtu viktima nga fatkeqësitë pas tërmeteve të 6 shkurtit 2023 me qendër Kahramanmaraş, u japin paqe vizitorëve.

- "Pasi dëgjojnë zërin, ka njerëz që duan të mësojnë"

Imami Gülcü për Anadolu tha se ai u përmirësua në prodhimin e "ney"-it, të cilin e filloi për kuriozitet.

"Pjesët muzikore të kërkuara nga komuniteti besimtar i luajmë me 'ney' nën ullirin tonë dhe marrim komente pozitive. Unë luaj jo vetëm këngë fetare, por edhe vepra të paraardhësve tanë. Pasi dëgjojnë zërin, ka njerëz që bëhen kuriozë dhe duan të mësojnë se si të bëjnë dhe luajnë me 'ney'", thotë ai.

"Unë kam 20 nxënës të cilëve u ofroj trajnime falas për prodhimin dhe luajtjen me 'ney'. Unë nuk kam asnjë fitim nga ajo që prodhoj. Unë ua jap si dhuratë nxënësve tanë që marrin mësime, veçanërisht për vëllezërit dhe motrat tona të prekura nga tërmeti", tha ai.

Duke thënë se shumë njerëz vendas dhe të huaj vizituan kompleksin social dhe xhaminë "Payas Selim II" të ndërtuar nga Mimar Sinani në vitin 1574, Gülcü theksoi se ai u shpjegon turistëve historinë e këtij vendi falë njohurive të tij në arabisht, frëngjisht dhe anglisht./aa

,