Trupi i gjymtuar i një influenceri dhe milioneri me aktivitet në industrinë e kriptomonedhave, i cili ishte raportuar i zhdukur, është gjetur në një valixhe nga një grup fëmijësh, pranë një përroi në Argjentinë.

 

Bëhët fjalë për 41-vjeçarin Fernando Perez Algaba, i njohur si influencer në industrinë e kriptomonedhave dhe goxha i komentua për jetën e tij luksose në rrjetet sociale, ku numëron më shumë se 900 mijë ndjekës në llogarinë e  tij në Instagram, me të cilët ndante shpesh postime të makinave të tij luksoze, jet ski dhe festa të shthurura me të ftuar elitarë.

 

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve që masakruan 41-vjeçarin, në trupin e copëtuar të të cilit u gjetën tre plumba.

 

Siç raportohet deri më tani nuk ka asnjë autor të dyshuar.

 

Ngjarja përkon disa ditë pasi ai kishte postuar një seri mesazhesh në rrjetet sociale, me përmbajtje kontradiktore për “njerëzit e këqij” që ia shpërblenin mirësinë me urrejtje.

 

Deri në fillim të këtij viti 41-vjeçari ka jetuar përkohësisht në Miami dhe pas një udhëtimi në Spanjë, ai u kthye në Argjentinë  ku qëndroi deri në vrasjen e tij.

 

Algaba ishte një milioner i cili kishte arritur të ndërtonte vetë pasurinë e tij. Ai filloi të shesë sanduiçë në moshën 14-vjeçare dhe më vonë ndërtoi pasurinë e tij duke investuar në kriptovaluta dhe aksione.

 

Në moshën 24-vjeçare, ai ishte tashmë pronar i një magazine të madhe plot me makina luksoze.