Mbi 800 kuintal grurë ka mbetur stok vetëm në një nga magazinat e fermerëve të fshatit Sheqeras në bashkinë Maliq.
Ky prodhim duhej te ishte shitur në periudhën shtator-tetor, por edhe pse jemi në muajin janar, asgjë nuk ka ndryshuar për ta.
Jo vetëm gruri por edhe misri ketë vit nuk kanë gjetur treg pasi sipas fermerëve importi nga vendet e tjera ka penalizuar shitjen e prodhimit të tyre. Ata tregojnë se çmimi është shumë i ulët dhe nuk justifikon as koston e prodhimit.
Të nxitur nga subvencionet e shtetit dhe çmimi i lartë, të mbjellat e fermerëve në fushën e Maliqit u rritën.
Po së fundmi interesi i tregtarëve për të blerë grurin dhe misrin ka qenë shumë i ulët madje në rastet kur kanë gjetur treg çmimi ka qenë i papërfillshëm dhe sipas fermerëve nëse shitet me ato çmime që kërkohet sot për sot humbjet janë shumë të mëdha.
Vetëm në fushën e Maliqit prodhohet mbi 14 mijë tonë grurë dhe rreth 15 mijë tonë misër.
Sipas drejtorisë se bujqësisë në bashkinë Maliq ka mbetur ende pa shitur mbi 800 tonë grurë dhe një shifër e përaferët me misër.