Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi, Nikollë Camaj në KiE.
Ka qenë vetë Basha që ka bërë publik lajmin, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ku shprehet se sfidat e sigurisë e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.
“Kënaqësi të takoja Nikollë Camajn, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Malit të Zi në Strasburg në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Sfidat e sigurisë, zhvillimit dhe integrimit e bëjnë përherë e më të rëndësishëm bashkëpunimin mes shqiptarëve në rajon.”, shkruan Basha.