Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla përcolli sot mesazhin e urimit me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nikolla u shpreh se, Shqipëria është krenare për miqësinë ekzistenciale me SHBA.
“Urimet më të përzemërta popullit amerikan, me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 4 Korriku është jo vetëm dita që shënon pavarësinë e një kombi, por një kremtim madhështor lirie dhe festë e madhe demokracie”, theksoi Nikolla.
“Shqipëria është krenare për miqësinë ekzistenciale, mbështetjen e fuqishme, bashkëpunimin e ngushtë dhe partneritetin strategjik me SHBA në NATO dhe në kontributet për mbrojtjen e paqes, sigurisë dhe lirisë së kombeve”, nënvizoi Nikolla./ata