Ushtarët izraelitë kanë vrarë një të ri palestinez në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar.

"Një palestinez u martirizua në zjarrin e hapur nga ushtarët izraelitë në vendbanimin Biyr al-Basha të qytetit Jenin", thuhet në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Shëndetësisë e Palestinës.

Në deklaratë thuhet se palestinezi i vrarë ishte 24-vjeçari Walid Muhammed Hasan, por nuk jepeshin detaje të tjera.

Sipas informacioneve që Anadolu mori nga dëshmitarët okularë, ushtarët izraelitë që kryen bastisjen ndaluan vëllain e palestinezit të vrarë dhe shkaktuan shkatërrime të mëdha në shtëpinë që rrethuan, përpara se të tërhiqeshin nga qyteti.

Dëshmitarët okularë deklaruan se në vendin ku ndodhej shtëpia mbërritën përforcime ushtarake dhe ushtria izraelite e rrethoi tërësisht lagjen.

Që nga 7 tetori 2023, kur forcat izraelite nisën një sulm në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor.

Me vdekjen e fundit, numri i palestinezëve që u vranë nga sulmet e forcave izraelite dhe kolonëve ilegalë hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor që nga 7 tetori arriti në 373./aa