IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) ka raportuar se rreth 2.5 ton uranium natyror është zhdukur nga një zonë në Libi .

 

Gjatë një vizite, inspektorët "kanë zbuluar se 10 kontejnerë me rreth 2.5 ton uranium natyral në formën e koncentratit të uraniumit (keku i verdhë) nuk ishin më aty ku autoritetet i kishin deklaruar se ishin," shkroi drejtori i përgjithshëm Rafael Grossi në një raport drejtuar Shtetet anetare.

IAEA specifikon se do të kryejë kontrolle "shtesë" për "të sqaruar rrethanat e zhdukjes së materialit bërthamor dhe vendndodhjen e tij aktuale". Në faqen në fjalë nuk janë dhënë detaje.

Situata në Libi- Libia braktisi programin e saj të zhvillimit të armëve bërthamore në vitin 2003, gjatë regjimit të Muamar Gadafit. 

 

Që nga rënia e ish-kolonelit në vitin 2011, vendi është zhytur në një krizë politike dhe ushtarake. 

 

Dy qeveri aktualisht po luftojnë për pushtet, njëra në Tripoli e njohur nga OKB-ja, tjetra e bazuar në Cyrenaica dhe e mbështetur nga gjenerali Khalifa Haftar.