Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë thirrje për armëpushim urgjent dhe ka përsëritur kërkesën për mbrojtjen e të gjithë civilëve dhe punonjësve të ndihmës humanitare dhe të shëndetësisë në Gaza.
Në një postim nga platforma e medias sociale X, Ghebreyesus rikujtoi se me Agjencinë e OKB-së për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) kanë kryer një mision të vështirë pas sulmit që ushtria izraelite kreu ndaj qendrës trajnuese të UNRWA-së në qytetin Khan Younis në Gaza.
"Ekipi i OBSH-së ka ndihmuar për evakuimin në spitalin Al-Najjar për 45 të sëmurë, 15 prej të cilëve në gjendje kritike", njoftoi Ghebreyesus, duke shtuar se një i sëmurë ka humbur jetën gjatë rrugës.
"Kërkojmë mbrojtjen e të gjithë civilëve dhe punonjësve të ndihmës humanitare dhe të shëndetësisë. Bëjmë thirrje për armëpushim urgjent" tha shefi i OBSH-së./aa