Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim deputetin e Bundestagut gjerman Peter Beyer me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet në fushën e sigurisë dhe rolin destruktiv të Serbisë për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

 

“Kërkova që asistenca dhe partneriteti me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Bashkëpunimi me Gjermaninë si shtet anëtar i NATO-s është thelbësor për zhvillimin e ushtrisë sonë por edhe për paqen e sigurinë në vend dhe rajon”, ka shkruar ministri Maqedonci në Facebook./ata