Në Türkiye janë arrestuar 15 nga 39 të dyshuarit nën akuzën për defekte në ndërtimin e banesave të cilat u shembën në tërmetin që goditi provincën Diyarbakir.

 

Prokuroria në Diyarbakir ka hapur hetime për të konstatuar defektet në ndërtimin e ndërtesave që u shembën nga tërmeti i 6 shkurtit.

 

Policia ka arrestuar 15 persona të dyshuar, mes tyre edhe kontraktorët, të cilët akuzohen për veprën penale "vrasje me paramendim".

 

Po punohet për arrestimin e gjashtë të dyshuarve të tjerë të cilët janë në arrati.

 

Dy tërmete shkatërruese me intensitet 7.7 dhe 7.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditën pjesët jugore të Türkiye-s më 6 shkurt, epiqendra e të cilave u regjistrua në Kahramanmaraş.

 

Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet në Türkiye është rritur në 35.418 ndërsa në Sirinë fqinje në 3.688./AA