Teksa pritet që në orën 10:00 të nisë protesta e thirrur nga opozita para parlamentit, në kohën kur Kuvendi pritet të nisë punimet policia ka marrë masa në kuadër të ruajtjes së sigurisë.

 

Sipas BalkanWeb,  rreth 1000 efektivë policie janë në gatishmëri. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

 

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit. Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës janë dislokuar edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve.

 

Gjithashtu, policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 09:30 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.