Radio Zëri i Al-Aksasë njoftoi se prezantuesi i saj Iyad Al-Ruvag humbi jetën gjatë bombardimeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës.

Në mesazhin e ngushëllimit të publikuar nga Zëri i Radios Al-Aksasë thuhet: "Prezantuesi i Radio Aksa dhe miku gazetar Iyad Al-Ruvag ra dëshmor së bashku me disa anëtarë të familjes së tij, në sulmin e kryer nga aeroplanët luftarakë izraelitë në shtëpinë e tij në kampin e refugjatëve Nusairat, në pjesën qendrore të Rripit të Gazës".

Që nga 7 tetori 2023, në Rripin e Gazës, 120 gazetarë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite./aa