Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka theksuar se Izraeli po përdor armën e urisë për të kryer një numër rekord të krimeve gjenocidale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al-Qudra, në një deklaratë me shkrim tha se "pushtimi izraelit po kryen gjenocid duke bombarduar, duke shkaktuar uri dhe duke penguar trajtimin në Rripin e Gazës".

Duke theksuar se Izraeli dje kreu një masakër të tmerrshme kundër mijëra njerëzve të uritur të cilët prisnin ndihmë humanitare në kryqëzimin e Kuvajtit në Gaza, Al-Qudra tha se, "Izraeli pushtues përdor armën e urisë për të kryer një numër rekord të krimeve gjenocidale".

Të paktën 20 persona humbën jetën dhe 150 të tjerë u plagosën në sulmin që ushtria izraelit kreu dje ndaj mijëra njerëzve të uritur të cilët po prisnin ndihmë humanitare në kryqëzimin e Kuvajtit në Gaza./aa