FA Cup në Angli është në raundin e 1/16. Në katër ndeshjet e zhvilluara mbrëmjen e së premtes, vetëm Manchester City kaloi më tej, duke marrë fitore 0-1 kundër Tottenham në Londër. Në tre ndeshjet e tjera skuadrat u ndanë në barazim.
Në Londër, Chelsea dhe Aston Villa barazuan 0-0. Armando Broja e nisi ndeshjen nga stoli duke u futur vetëm në minutën e 77-të në vend të Sterling. Shqiptari nuk mundi të shënonte, me skuadrat që do përballen sërish për të mësuar ekipin që kalon më tej.
Bristol barazoi 0-0 me Nottingham, teksa edhe Sheffield barazoi 1-1 me Coventry. Të gjitha ndeshjet që dalin barazim në këtë fazë do riluhen. Vetëm Man. City iu fal golit të Ake në minutën e 88 për të mundur Tottenham dhe kaluar më tej.
FA Cup, 1/16:
Bristol City 0-0 Nottingham
Chelsea 0-0 Aston Villa
Sheffield 1-1 Coventry
Tottenham 0-1 Man. City