Holanda përmbysi sonte Turqinë 2-1 (0-1) në Berlin dhe mbërriti në gjysmëfinalet e Euro2024.
Kjo është hera e parë në 20 vjet që Holanda arrin një gjysmëfinale të një kampionati evropian dhe tani do të përballet me Anglinë nënkampione e Euro2020.
Turqia kaloi në epërsi të merituar në minutën e 35-të falë goditjes me kokë të Samet Akaydin.
Por, Oranje u riorganizuan në pjesën e dytë për të përfunduar rikthimin e tyre brenda gjashtë minutave.
Stefan De Vrij barazoi në të 70-ën minutë, përpara se Mert Müldür të shënonte autogol në të 76-ën.
Presioni i vonuar i Turqisë nuk çoi askund dhe portieri holandez Bart Verbruggen bëri një pritje mahnitëse në minutat shtesë për të siguruar fitoren holandeze.
Ishte në thelb një lojë në shtëpi për Turqinë pasi rreth 200 000 banorë me origjinë turke jetojnë në Berlin dhe tifozët e tyre në stadium ishin të zhurmshëm.
Por, kjo nuk mjaftoi për të shqetësuar holandezët.
I pranishëm ishte presidenti turk Recep Tajip Erdogan, ndërsa gjatë himnit kombëtar, disa grupe tifozësh turq bënë përshëndetjen e diskutueshme të ujkut, që ndër të tjera i atribuohet një lëvizjeje ekstremiste të ekstremit të djathtë.
Anglia u kualifikua sonte në Dyseldorf, në gjysmëfinalet e Euro2024, duke eliminuar Zvicrën me penallti 5-3, pas barazimit në 1-1.
Penalltinë për zviceranët e humbi mbrojtësi Manuel Akanji.
Breel Embolo hapi rezultatin e ndeshjes për Zvicrën në minutën e 75-të, para se Bukayo Saka të barazonte pesë minuta më vonë.
Zviceranët patën shanse më të mira në kohën shtesë.
Në ndeshje ishte i pranishëm edhe princi William./ata